Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Policia i gjeti të dyshuarit edhe armë të tjera në shtëpi

gj

Vëlla e motër mbetën të vdekur të premten pasdite në Livoç të Ulët të Gjilanit pasi bashkëshorti i gruas shtiu mbi ta dhe një person të tretë – i cili gjendet në spital në gjendje të rëndë. 

I dyshuari është arrestuar, kurse Policia më pas ka bastisur shtëpitë e pronat e tij. Nga aty ka gjetur edhe armë të tjera që i posedonte i dyshuari përveç armës me të cilën kreu veprën e rëndë.

“Në dy vende të ngjarjes janë sekuestruar katër fishekë, njëzetenjë gëzhoja dhe pesë predha si dhe brenda veturës së të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vepra për të cilën i dyshuari kishte leje të skaduar. Me urdhër të prokurorit janë kryer bastisje në shtëpitë dhe pronat e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata me leje të skaduar, një pistoletë pa leje, një armë pneumatike, 520 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe 1600 diabolla të pushkës pneumatike”, njoftoi Policia në raportin 24-orësh. 

Gjithashtu si prova materiale janë sekuestruar edhe disa telefona celularë dhe DVR të kamerave.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa dy trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.