Një zyrtar korrektues është arrestuar pasi ishte kapur duke tentuar të fuste substanca narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se zyrtari korrektues S.D. është pezulluar nga puna.
“Për rastin janë njoftuar menjëherë Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme disiplinore ndaj zyrtarit në fjalë, duke e suspenduar atë nga detyra. Vendimi për pezullim është marrë nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së dhe masa mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
U tentua të futeshin narkotikë në Dubravë përmes furgonit të kuzhinës, nis hetim i brendshëm
-
Suspendohet zyrtari korrektues, dyshohet se plagosi një person
-
Parandalohet kontrabanda në Qendrën Korrektuese në Dubravë
-
Aktakuzë ndaj një zyrtari korrektues dhe dy të tjerëve për tentim-futje të marihuanës në Dubravë
-
Aktakuzë ndaj një oficeri të Qendrës Korrektuese të Dubravës për marrje ryshfeti