Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për F.M. zyrtar i Shërbimit Korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Pasjak i cili ka marrë substancë narkotike nga një i paraburgosur.
Sipas njoftimit rasti ka ndodhur më 1 nëntor.
“Ekziston dyshimi bazuar se i pandehuri në cilësinë e zyrtarit të Shërbimit Korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Pasjak, i njëjti ka marr substancë narkotike nga i dyshuari F. M. dhe me datë 01.11.2022 rreth orës 14:30, derisa ishte në orarin e punës përmes vrimës së vrojtimit të paraburgosurit S. L. ka arritur t’i jep substancën e lartcekur narkotike, ashtu që pasi që intervenojnë zyrtarët tjerë korrektues te dhoma e të paraburgosurit gjejnë një qese plasmani me kokainë me peshë prej 2.65 gram, një paketim letër me kokainë në peshë prej 5.15 gram dhe një qese plasmani me marihuanë me peshë prej 8.49 gram”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime i pandehuri K. R., dyshohet se ka kryer veprat penale; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope dhe analoge, dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
-
Dënohet zyrtari korrektues dhe i paraburgosuri për posedim të kokainës e marihuanës
-
Kërkohet një muaj paraburgim për zyrtarin e SHKK-së
-
Kërkohet paraburgim ndaj 4 të dyshuarve për narkotikë dhe një të dyshuari për krime kibernetike
-
Një muaj paraburgim të pandehurit që u kap me lëndë narkotike në Gjakovë
-
Paraburgim për të dyshuarin për krim të organizuar, keqpërdori masën e dorëzanisë