Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit E.LL., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Gjykata Themelore në Gjakovë ka njoftuar se pas bastisjes në shtëpinë e të pandehurit më 7 tetor, janë gjetur dhjetëra qese me substanca narkotike në formë të barit, 500 euro, një telefon dhe një peshore digjitale. Të gjitha janë sekuestruar në vendin e ngjarjes.
Gjykata njoftoi se i pandehuri do të mbahet në paraburgim deri më 6 nëntor.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy vjet burgim dhe 1,000 euro gjobë për narkotikë në Gjakovë
-
Aktakuzë për shitje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje në Gjakovë
-
Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit që u kap me dy qese narkotikë në Gjakovë
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që u kap me kokainë në Gjakovë
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin që grabiti një person me thikë në Gjakovë