Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar t'i caktohet masa e paraburgimit të pandehurit Xh.B., i dyshuar për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit i janë sekuestruar qese plastike me narkotik të llojit kokainë në shtëpi dhe në oborrin e tij.
“...Po ashtu në oborrin e shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar tri qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik të llojit kokainë, një peshore digjitale si dhe katër telefona mobilë, të gjitha të sekuestruar dhe me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në njoftim.
-
Iu gjetën 5 kg marihuanë në shtëpi, kërkohet paraburgimi i të dyshuarit në Gjakovë
-
Aktakuzë për shitje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje në Gjakovë
-
Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të narkotikëve
-
Një muaj paraburgim të pandehurit që u kap me lëndë narkotike në Gjakovë
-
Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit që u kap me dy qese narkotikë në Gjakovë