Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me dy vjet burgim dhe 1,000 euro gjobë të pandehurin S.K., i cili ka pranuar fajësinë për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Sipas aktakuzës, më 14 korrik 2025 në Gjakovë, S.K. ishte vërejtur nga hetuesit teksa i shiste një sasi të vogël narkotikësh një blerësi për 5 euro.
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar katër qese me substancë narkotike dhe më pas, gjatë bastisjes në banesën e tij, janë gjetur 19 qese me marihuanë, tetë me kokainë dhe një fishek.
Pas ekzaminimit nga Agjencia e Kriminalistikës dhe Forenzikës, është konstatuar se substancat ishin 14.09 gramë marihuanë dhe 2.86 gramë kokainë.
Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktgjykimi brenda 30 ditësh nga pranimi i tij me shkrim.
-
Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për 53 kg marihuanë
-
Aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të narkotikëve në Gjakovë
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për shitblerje të rreth 5.5 kg narkotikë në Ferizaj
-
Tre të arrestuar në Ferizaj, sekuestrohet marihuanë, kokainë dhe mbi 1 mijë euro
-
Arrestohet personi i kërkuar me katër urdhëresa gjykate