Elda Islami
Tre persona janë arrestuar të shtunën pasdite në fshatin Pollatë të Podujevës, pasi dyshohet se kanë goditur me automjete një veturë zyrtare të Policisë së Kosovës, duke lënduar katër zyrtarë policorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas raportit të Policisë, dyshohet se njëri nga të dyshuarit ishte me traktor të ngarkuar me dru ilegale, ndërsa tjetri me automjet, kur kanë goditur automjetin zyrtar të policisë.
Sipas raportit të policisë pas ndalimit dhe marrjes në pyetje, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë se të ndaluarit dyshohen për dy vepra penale.
“Lidhur me pyetjen tuaj, se pas incidentit të ndodhur në fshatin Pollatë te Komunës së Podujevës, me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve te Renda janë ndaluar dy persona për veprat penale “Vrasje në tentativë” në bazë të nenit 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale: “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare në bazë të nenit 401 të KPRK-së”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
Zyrtarët policor të përfshirë në këtë aksident sipas mjekëve nga Qendra Emergjente në Podujevë, morën lëndimet të lehta dhe se gjendja e tyre ka qenë stabile.
“Mbrëmë, rreth orës 19:00, kanë ardhur katër policë në uniformë që kërkuan shërbim shëndetësor. Gjendja e tyre ka qenë stabile dhe nuk ka pasur lëndime të rënda. Pas trajtimit, ata janë liruar në procedurë të rregullt. Njëri nga policët kishte lëndime në këmbë, një tjetër vetëm enjte në këmbë, ndërsa të tjerët kanë pasur probleme vetëm me dhimbje koke dhe dhimbje qafe”, tha Mejon Spahiu, mjek në urgjencë në Podujevë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë bënë të ditur se Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast.
Katër policë të lënduar në Podujevë, tre persona arrestohen për vrasje në tentativë
Tre persona janë arrestuar të shtunën pasdite në fshatin Pollatë të Podujevës, pasi dyshohet se kanë goditur me automjete një veturë zyrtare të Policisë së Kosovës, duke lënduar katër zyrtarë policorë.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën. Dyshohet se njëri nga të dyshuarit ishte me traktor të ngarkuar me dru ilegale, ndërsa tjetri me automjet, kur kanë goditur automjetin zyrtar të policisë.
Si pasojë e incidentit, katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Të dyshuarit janë intervistuar nga organet e rendit dhe, me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.