Dy persona janë plagosur me armë zjarri të dielën në mbrëmje në Podujevë.
Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur pas një përleshjeje fizike mes disa personave, ku njëri ka shtënë më armë zjarri.
Për rastin që është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, thuhet se janë arrestuar 6 persona, por i dyshuari që ka shtënë me armë zjarri thuhet se është në kërkim policor.
“Është raportuar për një përleshje fizike në mes të disa personave, ku njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, ku janë plagosur dy meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK”, thuhet në raportin e Policisë.
Në vendngjarje thuhet se janë sekuestruar dy gëzhoja dhe tri automjete.
Me vendim të prokurorit 6 të arrestuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
-
Dalin pamjet e përleshjes në Podujevë ku mbetën të plagosur tre persona
-
Dy të plagosur në Podujevë, arrestohen dy të dyshuar
-
Armë e municione kapen në shtëpitë e personave që u përleshën në Podujevë
-
Plagosja e katërfishtë në Podujevë, tri armë u gjetën në vendngjarje e të tjera gjatë bastisjeve
-
Konflikti familjar në Podujevë përfundon me katër të plagosur me armë zjarri