Dy persona janë plagosur me armë zjarri të dielën mbrëma në Podujevë. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar dhe rasti është cilësuar “vrasje në tentativë”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën "Zahir Pajaziti".
Të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se dy persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim rreth këtij rasti. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar”, ka njoftuar Ahmeti.