Policia e Kosovës ka dhënë detaje për përleshjen e mbrëmshme në Podujevë gjatë të cilës u plagosën tre persona.
Policia ka thënë se përleshja ndodhi mes dy grupeve rivale dhe se tre të dyshuar janë arrestuar, ndërsa dy të dyshuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Po ashtu dyshohet se në këtë përleshje morën pjesë edhe tre persona tjerë që nuk janë identifikuar ende.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 04.01.2026, 20:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy grupe rivale pesë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një viktimë mashkull kosovar. Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre ku si pasojë ka plagosur dy nga të dyshuarit dhe viktimën. Dyshohet se në këtë rast kanë marr pjesë edhe tre persona të tjerë të cilët nuk janë identifikuar dhe gjenden në arrati. Tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy nga të dyshuarit tjerë kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
VIDEO: