Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Goditi me veturë automjetin zyrtar të Policisë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

arrestim - pranga

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi, nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se me veturën e tij ka goditur një automjet zyrtar të Policisë së Kosovës, duke shkaktuar lëndime dhe dëme materiale.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 00:35 të së shtunës. 

Si pasojë e përplasjes, vetura zyrtare ka devijuar nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë elektrike.

Pas aksidentit, i dyshuari ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes në këmbë, por është ndaluar dhe arrestuar nga zyrtarët policorë.

Në vendin e ngjarjes, trajtim mjekësor kanë marrë zyrtarët policorë, si dhe persona të tjerë të lënduar.

Edhe Arrestohet i dyshuari që goditi policin me veturë pas tiketës për parkim Kronikë Arrestohet i dyshuari që goditi policin me veturë pas tiketës për parkim

Policia e ka cilësuar rastin si "Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm" dhe "Sulm ndaj personit zyrtar". 

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.