Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar.
Siç është përshkruar rasti nga Policia, arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur pasi i revoltuar për shqiptimin e një tiketë për parkim të parregullt të veturës, e ka goditur me veturë në këmbë zyrtarin policor.
Viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur gjatë pasdites të së hënës në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Goditi me veturë automjetin zyrtar të Policisë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
-
Godet policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Podujevë
-
Arrestohet personi që goditi me veturë policin në Prizren
-
I dehur sulmon policin brenda stacionit policor, dërgohet në mbajtje i dyshuari
-
Arrestohet një person për kanosje të zyrtarit policor pas shqiptimit të një gjobe