Një person është arrestuar në Prishtinë pasi siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i dyshuari fillimisht nuk iu është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë kur ndaj tij ishin shqiptuar dy gjoba për kundërvajtje.
Ndërkohë gjatë qëndrimit në stacion policor, i dyshuari, i cili ishte në gjendje të dehur, e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Si pasojë e sulmit, polici ka pranuar trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari për shkak se nuk ju kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë pasi i kishin shqiptuar dy gjoba për kundërvajtje. I dyshuari gjatë qëndrimit në stacion në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili si pasojë ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë
Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
-
Arrestohet një i dyshuar pasi sulmoi dy policë brenda stacionit në Prishtinë
-
Sulmoi policët nën ndikim të alkoolit, arrestohet një person në Malishevë
-
Në gjendje të dehur shtetasi i huaj sulmon policin në Lipjan, përfundon në mbajtje
-
Arrestohen dy vëllezër në Prishtinë për sulm ndaj zyrtarëve policorë
-
Arrestohet një person për kanosje të zyrtarit policor pas shqiptimit të një gjobe