Një shtetas turk është arrestuar të hënën në Prishtinë, pasi dyshohej se nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.
Të dy policët, por edhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi” të kryeqytetit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.