Një person është arrestuar në Malishevë pasi i dyshuari nën ndikim të alkoolit i sulmoi zyrtarët policorë gjatë detyrës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, policët kanë pësuar lëndime të lehta trupore ndërsa me vendim të prokurorit ai u dërgua në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë detyrës. Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Artikuj të ngjashëm
-
I dehur sulmon policin brenda stacionit policor, dërgohet në mbajtje i dyshuari
-
Arrestohen dy persona në Klinë, sulmuan dy zyrtarë policorë
-
Sulmoi policinë nën ndikim të alkoolit, arrestohet i dyshuari në Pejë
-
Dy policë sulmohen në Prishtinë, i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt
-
Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi katër policë