Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i dyshuar pasi sulmoi dy policë brenda stacionit në Prishtinë

Arrestohet

Foto: Ilustrim

Një shqiptar me shtetësi të huaj është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se, në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë brenda një stacioni policor.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 06:30, në Stacionin Policor-Jugu në Prishtinë.

Sipas Policisë, i dyshuari ka sulmuar dy zyrtarët policorë, të cilëve u ka shkaktuar lëndime. Gjatë incidentit, ai dyshohet se ka dëmtuar edhe disa dollapë brenda stacionit.

Zyrtarët policorë të lënduar, si dhe i dyshuari, kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa intervistimi i tij do të bëhet pasi të këndellet nga gjendja e dehur.