Një shtetas i huaj është arrestuar të hënën në Lipjan nën dyshimin se, në gjendje të dehur, ka sulmuar zyrtarin policor që ishte në detyrë.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Tutje bëhet e ditur se edhe i dyshuari për shkak të gjendjes së dehur është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 00:45.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar pasi sulmoi dy policë brenda stacionit në Prishtinë
-
I dehur sulmon policin brenda stacionit policor, dërgohet në mbajtje i dyshuari
-
Sulmoi policinë nën ndikim të alkoolit, arrestohet i dyshuari në Pejë
-
Lëndohet një punëtor në vendin e punës në Lipjan, arrestohet një i dyshuar
-
Dyshohet për dhunimin e një të miture në Lipjan