Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një zyrtar policor, pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje në komunikacion.
Njësiti policor kishte ndaluar një automjet, pasi drejtuesi kishte bërë kundërvajtje – përdorim i telefonit gjatë ngasjes më shumë se një herë.
Gjatë procedurës së shqiptimit të gjobës dhe konfiskimit të patent shoferit, i dyshuari dyshohet se ka kanosur me fjalë zyrtarin policor.
“Si pasojë e shqiptimit të tiketës për kundërvajtje dhe konfiskimi të patent shoferit i dyshuari ka kanosur me fjalë zyrtarin policor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.
-
I dehur sulmon policin brenda stacionit policor, dërgohet në mbajtje i dyshuari
-
Arrestohet një person në Prishtinë për kanosje dhe rrezikim të trafikut publik
-
Arrestohet një i dyshuar në Pejë për kanosje ndaj policëve
-
Në Lipjan arrestohet një person pasi kanosi policinë përmes telefonit
-
Arrestohet i dyshuari që kanosi policët në Prishtinë, iu gjet pistoletë pranë veturës