Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprat penale “Kanosje” dhe “Rrezikim i trafikut publik”, pas një incidenti të raportuar të premten pasdite.
Sipas policisë, rreth orës 15:40, ankuesi ka njoftuar se ishte kanosur me armë nga një koleg i tij. Gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar arma që dyshohet se është përdorur në rast, e cila rezultoi të jetë lodër.
Pas incidentit, i dyshuari dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë, duke lëvizur në kahje të kundërt të rrugës dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Policia ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin, ndërsa me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.
-
Arrestohet një person për kanosje të zyrtarit policor pas shqiptimit të një gjobe
-
Arrestohet i dyshuari që kanosi policët në Prishtinë, iu gjet pistoletë pranë veturës
-
Arrestohet një 16-vjeçar për kanosje me armë në Kaçanik
-
Arrestohet një zyrtar policor në Gjilan, dyshohet se jashtë detyrës u përfshi në një zënkë
-
Arrestohet një 31-vjeçar në Ferizaj për kanosje, konfiskohet një armë zjarri