Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Prishtinë, postoi në rrjete sociale koment me përmbajtje kërcënuese

arrestim - pranga

Foto ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një person është arrestuar në Prishtinë gjatë ditës së djeshme nën dyshimet për veprën penale “Kanosje”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari përmes rrjeteve sociale ka postuar koment në profilin e tij me përmbajtje kërcënuese. 

“Me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në  mbajtje”, thuhet në njoftim.