Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një person paraqitet në Polici, thotë se ndihet i kanosur që iu përmend emri për krime lufte

Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person me inicialet Sh.B. është paraqitur në stacionin policor në Prizren duke u ankuar se po ndihet i kanosur pasi në një intervistë në media emri iu përmend si i dyshuar për krime lufte.

Siç ka bërë të ditur Policia, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti “Kanosje”.

Pas kësaj, personi ndaj të cilit është paraqitur ankesa, E.Sh. është ftuar dhe intervistuar si i dyshuar.

Ai është liruar pas intervistimit, ndërsa rasti është iniciuar si “Kanosje”.