Një person i dyshuari për krime lufte gjatë periudhës 24.04.1999 - 26.05.1999 në Prizren është arrestuar të shtunën nën dyshimin se në bashkëveprim me zyrtar policor të MUP-it serb ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile.
Pas intervistimit ai është liruar.
"Me datë 06.06.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me zyrtar policor të MUP-it serb, gjatë periudhës së cekur kohore (04.1999-26.05.1999) ka kryer veprën e cekur (Krime lufte kundër popullsisë civile). Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rasti është duke u hetuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Komunën e Kaçanikut
-
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë më 1999
-
Një i dyshuar për krime lufte arrestohet në Aeroportin e Prishtinës
-
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë
-
Arrestohet në Merdar një i dyshuar për krime lufte në Kosovë