Një i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile është arrestuar të enjten në Aeroportin “Adem Jashari”.
Sipas Policisë, ai dyshohet për krime në periudhën nga 24 prilli deri më 26 maj 1999 në Prizren.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Lidhur me veprën e cekur penale, me 11.12.2025 në Aeroportin “Adem Jashari” është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet e lirohet një i dyshuar për krime lufte në Prizren
-
Arrestohet një serb në aeroportin “Adem Jashari”, dyshohet se i kishte dokumentet e falsifikuara
-
Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari për disa vjedhje, u zu në aeroport duke ikur nga vendi
-
Ndalohet në Aeroportin e Prishtinës një shtetase gjermane e kërkuar për shpërdorim të pasurisë së huaj
-
Rrahje në aeroport, pesë persona në pranga