Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohen dy persona të dyshuar për lëndim dhe kanosje të një zyrtari të IPK-së

Inspektorati policor i Kosovës

Ilustrim

Dy persona janë paraqitur në Polici e më pas janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit pasi dyshohet për lëndim të rëndë trupor, armëmbajtje pa leje dhe për kanosje. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se A.D. dhe L.D. dyshohen lidhur me një rast të ndodhur në mars ku i dëmtuar ishte një zyrtar i Inspektoratit Policor. 

“Në bazë të veprimeve hetimore të ndërmarra deri më tani, gjatë të cilave janë siguruar dëshmi që mbështesin dyshimin e bazuar, rezulton se rasti ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur më datë 23 mars 2026 në Prishtinë, ku i dëmtuar është një zyrtar i Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK), për të cilën Prokuroria ka zhvilluar veprime intensive hetimore me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë deri në zbardhjen e ngjarjes, ka thënë Prokuroria.