Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë nën dyshimin për përfshirje në raste të kanosjes.
Rasti i parë është ndaj një zyrtari në njësinë e trafikut rrugor në Prishtinë. Ai dyshohet se jashtë detyrës është përfshirë në një rast të kanosjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNgjashëm ka ndodhur edhe në një rast tjetër në Fushë-Kosovë. IPK-ja ka nisur hetimet ndaj një zyrtari të Stacionit Policor në këtë komunë dhe ka rekomanduar suspendimin e tij.
“Në interes të hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë suspendimin për zyrtarët në fjalë kurse rastet do të trajtohen në procedurë të rregullt në koordinim me Prokurorinë e Shtetit me dyshimin për veprën penale ‘Kanosje’”, thuhet në njoftim të IPK-së.