Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë, që dyshohen se të hënën në fshatin Mramor kishin shtënë me armë jashtë detyrës zyrtare.
“Me datën 27.04.2026, IPK ka pranuar informata nga Policia e Kosovës se në fshatin Mramor, Komuna e Prishtinës, ka pas të shtëna me armë dhe se personat e involvuar në këtë vepër penale janë zyrtarë policor, jashtë detyrës zyrtare, ndërsa vepra penale dyshohet është kryer me armën zyrtare të policisë. IPK ka zhvilluar menjëherë veprime hetimore fillestare ndaj dy zyrtarëve policor nga Stacioni Policor “Veriu” Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, të cilët janë të dyshuar vepër penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe IPK ka rekomanduar suspendimin tyre”, ka njoftuar IPK.
-
Rekomandohet suspendimi i dy policëve për kanosje në raste të ndara
-
Kërkohet suspendimi i dy policëve për gjuajtje me armë dhe një rreshteri që pengoi hetimin
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e dy policëve në Rahovec
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e 4 policëve në dy raste të ndara
-
Suspendohet një polic në Kamenicë për përdorim të armës jashtë detyrës