Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy policë u përleshën brenda stacionit policor në Prishtinë, kërkohet suspendimi i tyre

Policia e Kosovës

Dy pjesëtarë policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë janë përfshirë në një përleshje gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare brenda stacionit, të mërkurën mbrëma.

E Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tyre, tek ka shtuar se ndaj dy zyrtarëve policorë është inicuar rast për veprën penale "Sulm".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nga veprimet fillestare hetimore të ndërmarra nga Inspektorati Policor i Kosovës ekziston dyshimi se mbrëmë dy zyrtarë policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare brenda objektit të Stacionit Policor Jugu, janë përfshirë në një mosmarrëveshje  me njëri tjetrin dhe se të njëjtit janë të dyshuar për veprën penale Sulm", u tha nga Inspektorati.

IPK shtoi se hetuesit po e trajtojnë rastin në procedurë të rregullt.

"Secili veprim i zyrtarëve policorë që mund të cenojë integritetin policor ose mund të ndikojë negativisht në profesionalizmin e Policisë së Kosovës  do të trajtohet me seriozitet të plotë  nga Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në përgjigjen e IPK-së, për KOHËN.