Një person ka thyer dritaren e një klase në fshatin Jabllanicë e Vogël në Pejë dhe ka hyrë aty e ka vjedhur katër ditarë.
Policia ka nisur hetim, por nuk ka njoftuar se ka mundur ta identifikojë të dyshuarin.
Sipas Policisë, veprimet e tij janë kapur nga kamerat e sigurisë.
“Ankuesi mashkull kosovar, drejtori i shkollës, ka njoftuar se gjate natës një person i panjohur i maskuar ka thyer dritaren e një klase dhe përmes dritares së thyer ka hyrë në brendi të shkollës ku kishte dëmtuar derën e sallës se arsimtareve dhe prej aty kishte vjedhur katër ditarë dhe ishte larguar nga ai lokacion. Veprimet e të dyshuarit janë kapur nga kamerat e sigurisë së shkollës. Rasti po hetohet nga policia”, thuhet në raportin e PK-së.
-
Hajnat futen në dy shkolla në Lipjan
-
Nxënësi shkon në shkollë me thikë, lajmërohet në Polici
-
Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë, dyshohet për të paktën 12 të tjera
-
Arrestohen dy persona, dyshohen se kishin vjedhur në tri shkolla në Viti
-
Katër raste të vjedhjes brenda ditës, përfshirë stoli ari, para e armë