Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten dy persona nën dyshimin se kanë vjedhur në tri institucione arsimore në Viti.
M.J. (2002) dhe B.K. (2006) dyshohen se vodhën në tri institucione arsimore sasi të konsiderueshme të pajisjeve dhe mjeteve, përfshirë laptopë, iPad, projektorë dhe pajisje tjera të teknologjisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në kuadër të procedurave ligjore me urdhër të gjykatës kompetente, janë realizuar kontrolle në dy lokacione, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi materiale relevante përkatësisht sende të dyshuara të vjedhura, të cilat pas verifikimeve janë ndërlidhur me rastet në fjalë”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.