Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Hajnat vjedhin projektor dhe kompjuter në një shkollë në Lipjan

shkolle

Foto: Ilustrim

Persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shkollë në Lipjan dhe kanë vjedhur pajisje elektronike.

Nga objekti i shkollës janë vjedhur një projektor dhe një kompjuter, të cilët ishin pronë e institucionit arsimor.

Policia e ka cilësuar rastin si “vjedhje e rëndë”.

“VJEDHJE E RËNDË - Lipjan 19.10.2026-08:14. Është raportuar se person/a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit të shkollës dhe nga aty kanë vjedhur: një projektor dhe një kompjuter, pronë e shkollës”, thuhet në njoftim. 

Tutje bëhet e ditur se është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është nën hetime.