Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen në Gjilan pesë të dyshuar për vjedhje të rëndë, rikthehen gjësendet e vjedhura

arrestim - pranga

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Pesë persona janë arrestuar të dielën në Gjilan nën dyshimin për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 11:23, ku ata dyshohen se disa ditë më parë kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e një burri.

Policia bën të ditur se të gjitha gjësendet e vjedhura janë arritur të rikthehen te pronari.

Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet.