Në dy shkolla në Lipjan kanë hyrë hajnat.
Në njërën shkollë është vërejtur dera e thyer, por është thënë se nuk është vjedhur diçka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ankuesja femër kosovare punëtore teknike në shkollë, ka raportuar se gjatë natës ishte thyer dera e shkollës, nuk është vërejtur se është vjedhur ndonjë gjë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërsa, në një shkollë tjetër, nga kamerat e sigurisë janë parë disa persona që kanë hyrë brenda dhe nuk dihet nëse kanë vjedhur diçka.
“Ankuesi mashkull kosovar, përgjegjës i shkollës, ka raportuar se përmes kamerave të sigurisë është vërejtur se persona të panjohur kanë hyrë brenda në objekt shkollor dhe ende nuk dihet se a është vjedhur diçka. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.