Policia e Kosovës ka njoftuar se është bërë ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Gjermania në Kosovë i cili po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar. Ai i ishte shmangur drejtësisë në Kosovë për vuajtjen e dënimit prej një viti burgim.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU, në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës, me datën 10.12.2025 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Gjermania për në Kosovë. I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për vuajtjen e dënimit prej një (1) viti burgim dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të R. së Kosovës dhe atyre gjermane”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës
I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.