Basri Shabani, nënkolonel në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ka bërë të ditur se katër persona kanë mbetur të plagosur nga incidenti me armë zjarri që ndodhi në Podujevë. Sipas tij, tre prej të plagosurve janë familjarë të përfshirë në ngjarje, ndërsa personi i katërt është një kalimtar i rastit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, Shabani ka dalë para mediave, ku ka ndarë informacione të reja lidhur me rastin.
“Sot, rreth orës 14:00, kemi pranuar informacion se në sheshin e Podujevës ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe, si pasojë e përdorimit të armëve, janë plagosur katër persona. Tre prej tyre kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në incident, ndërsa i katërti është një kalimtar i rastit, i cili fatmirësisht ka pësuar vetëm lëndime të lehta trupore”, ka deklaruar ai.
Shabani ka theksuar se motivet e ngjarjes ende nuk janë zbardhur. Ai ka bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim e sipër dhe se organet kompetente po mbledhin informacione për të sqaruar rrethanat dhe arsyet e incidentit.
Ai ka sqaruar gjithashtu edhe praninë e një zyrtari policor të veshur me rroba civile në vendin e ngjarjes.
“Zyrtari policor që ishte i veshur me rroba civile është hetues i Stacionit Policor në Podujevë. Ai ka qenë në detyrë zyrtare, ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka ndikuar që situata të mos përshkallëzohej edhe më tej”, ka thënë Shabani.
Katër të plagosurit në Podujevë në gjendje të rëndë, por stabile
(E përditësuar 15:04) - Numri i të plagosurve në Podujevë është katër, një më shumë seç...-
Plagosen dy persona në Podujevë
-
Konflikti familjar në Podujevë përfundon me katër të plagosur me armë zjarri
-
Katër të plagosurit në Podujevë në gjendje të rëndë, por stabile
-
Rrahje dhe gjuajtje me armë në Podujevë, shoqërohen katër persona në polici
-
Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar