Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje dhe gjuajtje me armë në Podujevë, shoqërohen katër persona në polici

arrestim - pranga

Foto: Ilustrim

Një rrahje e cila u shoqërua me gjuajtje me armë, ka ndodhur në Podujevë mesditën e sotme. Në lidhje me këtë rast, një person është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa katër të tjerë janë shoqëruar në stacionin policor.

Rastin për KOHËN, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe shkrepje të armës në Podujevë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë (shkop) është lënduar një person i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor . Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre 1 dëshmitar dhe  tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast”, thuhet në njoftim.

Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.