Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një 47-vjeçar nga Kosova humb jetën në një aksident në Mal të Zi

Aksidnt

Ilustrim

Një 47-vjeçar, shtetas i Kosovës me inicialet E.M. dyshohet se ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën magjistrale Rozhajë-Beranë, ka bërë të ditur Policia në Mal të Zi.

Siç raporton Vijesti, aksidenti ka ndodhur në orën 15:45, ku janë lënduar edhe dy persona. Në aksident janë përfshirë dy automjete.

Qarkullimi në këtë rrugë, njoftohet se është normalizuar pas përfundimit të hetimeve në vendngjarje.