Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar mbi dy mijë palë syzë dielli pasi dyshohet për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Ato janë zbuluar pas një kontrolli të detajuar të një ngarkesë me mallra komerciale në Prishtinë.
“Dogana e Kosovës, përmes Zyrës Doganore në Prishtinë, pas një kontrolli detal të një ngarkese me mallra komerciale, ka zbuluar 2,070 palë syze dielli me marka tregtare ‘Gucci’, ‘Porsche’ dhe ‘Miu Miu’, që dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Mallrat thuhet se janë ndaluar dhe rasti po trajtohet në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.
Artikuj të ngjashëm
-
Parandalohet kontrabandimi i mbi 16 mijë aksesorëve për telefona, shkelin të drejtat e pronësisë së Apple
-
Dogana e Kosovës ndalon mijëra produkte false
-
Kapen mallra të falsifikuara në Han të Elezit
-
Dogana ndalon dhe asgjëson mbathje sportive të falsifikuara
-
Dogana ndalon qarkullimin e 275 njësive të lodrave, dyshohen se cenojnë të drejtat e autorit