Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën, gjatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare të Hanit të Elezit, ka ndaluar një veturë dhe në të janë zbuluar mallra të ndryshme, të falsifikuara.
Dogana ka bërë të ditur se malli është konfiskuar dhe ndaj personit të përfshirë është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore.
“Sot, gjatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare të Hanit të Elezit, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një veturë që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës. Me rastin e kontrollit, në veturë janë zbuluar mallra të ndryshme, kryesisht artikuj tekstili dhe parfume, për të cilat ekzistonte dyshimi se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale. Rasti është proceduar për trajtim nga Njësia për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale (DPI), ku pas verifikimit është konstatuar se mallrat në fjalë janë të falsifikuara dhe si të tilla përbëjnë shkelje të ligjit për mbrojtjen e pronësisë intelektuale në vend. Në përputhje me procedurat ligjore, mallrat janë konfiskuar dhe ndaj personit të përfshirë janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore”, ka njoftuar Dogana.
-
Dogana zbulon afro 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit
-
Dogana sekuestron atlete false në vlerë rreth 200 mijë euro
-
Arrestohet shtetasi i Maqedonisë për hyrje ilegale në Kosovë
-
27 fustane dhe 2 vello të padeklaruara gjenden të fshehura në autobusin Turqi-Kosovë
-
Ndalohet pasi hyri ilegalisht në Kosovë