Në Han të Elezit është ndaluar mbrëmjen e së dielës një automjet dhe gjatë kontrollit i janë gjetur 226 paketime parfumesh në vlerë prej mbi 13.000 euro.

Dogana njoftoi se mallrat janë konfiskuar dhe iu janë nënshtruar procedurave të origjinalitetit.

Ndërsa, një automjet me targa të Maqedonisë së Veriut është ndaluar dhe i janë gjetur cigare elektronike në vlerë prej 4.340 eurove. Ato ishin fshehur në pjesë të ndryshme të automjetit.
Rasti është duke u hetuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Kapen mallra të falsifikuara në Han të Elezit
-
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra mbi 5,000 euro në Viti
-
Policia parandalon kontrabandimin e mallrave në vlerë 20 mijë euro
-
Policia e Dogana sekuestrojnë mall të kontrabanduar në vlerë rreth 120 mijë euro
-
Aksion në gjashtë lokacione në Obiliq, sekuestrohen mbi 10 mijë parfume