Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën ka parandaluar një rast të kontrabandimit më mallra nga Maqedonia e Veriut.
Policia ka njoftuar se në fshatin Dimcë të Hanit të Elezit, ka vërejtur një automjet kombi furgon pa targa duke kaluar vijën kufitare përmes rrugëve malore.
“Lidhur me këtë automjet të dyshuar njësitë policore menjëherë kanë ndërmarrë veprime dhe si rezultat kanë arritur që ta kapin në flagrancë, me ç’rast janë hasur drejtuesi i automjetit mashkull kosovar së bashku me të dyshuarin tjetër mashkull kosovar të cilët janë kapur duke kontrabanduar mallra të ndryshme, gjithsej 573 artikuj në vlerë rreth 20.000.00 euro”, thuhet në njoftim.
I dyshuari që ka qenë duke e drejtuar automjetin thuhet se është ndalur për 48 orë, ndërkohë që automjeti është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor.


-
Parandalohet kontrabandimi i mallrave me vlerë dhjetëra mijëra euro në kufirin me Maqedoninë
-
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra mbi 5,000 euro në Viti
-
Parandalohet kontrabandimi i mallrave në vlerë 30 mijë euro nga Maqedonia e Veriut
-
Kapen dy raste të kontrabandës në vlerë prej 20.000 eurove
-
Policia e Dogana sekuestrojnë mall të kontrabanduar në vlerë rreth 120 mijë euro