Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në një veturë në pikën kufitare Han i Elezit gjenden mbi 13 mijë euro të padeklaruara

Dogana

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në një veturë në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit janë gjetur mjete monetare në vlerë mbi 13 mijë euro të cilat nuk janë deklaruar. 

Gjatë kontrollit në veturën Shkoda Supberb me targa të Maqedonisë së Veriut janë gjetur 11 mijë e 980 euro dhe 84 mijë e 500 denarë. Mjetet monetare janë konfiskuar, ka njoftuar Dogana. 

“Vlera e përgjithshme e mjeteve monetare të padeklaruara, pas konvertimit në euro, është 13.353,98 euro. Mjetet monetare janë konfiskuar. Dogana e Kosovës rikujton se, sipas nenit 33, paragrafit 1, të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart mjete monetare në vlerë prej 10.000 euro apo më shumë, ose kundërvlerën në valuta të tjera, duhet të deklarojë pranë Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim.