Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra mbi 5,000 euro në Viti

Kontrabandë me mallra

Një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi 5,000 euro është parandaluar të enjten nga njësia Task Force.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës gjatë aktiviteteve në brezin kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për të parandaluar dhe goditur aktivitetet kriminale ndërkufitare, kanë identifikuar dhe ndaluar një furgon në Viti. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë kontrollit, në automjet u gjetën mallra tekstil, pajisje elektronike, mbathje sportive, të gjitha pa prejardhje dhe pa fatura, përfshirë produkte të markave tregtare të mbrojtura, që dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në njoftim. 

Hetimet e para kanë konstatuar se mallrat janë transportuar përmes dy kompanive të postave të shpejta, të cilat dyshohet se janë përdorur për dërgimin e paligjshëm të këtyre mallrave.

“Pasi pronari i automjetit nuk posedonte dokumentacion për mallrat, ai u shoqërua bashkë me automjetin në Terminalin Doganor në Ferizaj. Mallrat, me vlerë mbi 5,000 € sipas çmimeve të tregut, u sekuestruan nga autoritetet doganore”, thuhet në njoftim.