Të paktën 27 fustane solemne dhe dy vello janë gjetur të fshehura në një autobus në pikën kufitare në Han të Elezit, gjatë një kontrolli të kryer nga zyrtarët e Doganës të martën.
Autobusi, i cili qarkullonte në linjën Turqi–Prishtinë me targa të huaja, është ndalur për kontroll rutinë sipas procedurave zyrtare. Gjatë inspektimit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një hapësirë të fshehur brenda mjetit, ku ishin vendosur mallrat e padeklaruara.
Sipas Doganës së Kosovës, fustanet dhe vellot janë ndaluar në vend, ndërsa ndaj rastit janë duke u zhvilluar procedurat e mëtejshme administrative dhe ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Autoritetet doganore kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë kontrollet e rregullta dhe të intensifikuara në pikat kufitare, me qëllim parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të brendshëm.
-
Dogana zbulon afro 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit
-
Në Han të Elezit, në autobusin e linjës Serbi – Maqedoni e Veriut, kapet ari i kontrabanduar
-
Dogana sekuestron rreth 296 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit
-
Ndalohen mallra të padeklaruara në Vermicë
-
Ndalohen produkte kozmetike të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës