Dogana e Kosovës ka njoftuar se e ka asgjësuar një sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat konsiderohen të falsifikuara pasi po bartnin shenja dalluese të disa markave të njohura ndërkombëtare.
Rrjedhimisht ato shkelin të drejtën e pronësisë.
“Gjatë kontrollës rutinore nga zyrtarët doganorë në ZBD Aeroport - Cargo, është identifikuar një sasi e konsiderueshme e mallrave të llojit mbathje sportive për meshkuj, të cilat bartnin shenjat dalluese të disa prej markave më të njohura ndërkombëtare. Gjatë ekzaminimit të detajuar, është verifikuar se mallrat në fjalë janë të falsifikuara dhe shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI)”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Në përputhje me dispozitat ligjore, mallrat e konstatuara si të falsifikuara janë asgjësuar në mënyrë të kontrolluar nën mbikëqyrjen e zyrtarëve doganorë.
Ndaj subjektit përgjegjës janë ndërmarrë masat ligjore përkatëse, të parapara me legjislacionin në fuqi.
-
Dogana asgjëson mbi 300 pako shampo të falsifikuara
-
Parandalohen mallra të falsifikuara, Dogana: Përbëjnë kërcënim serioz
-
Dogana sekuestron atlete false në vlerë rreth 200 mijë euro
-
Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës
-
Kapen në Aeroportin e Prishtinës produkte dentare të padeklaruara