Dogana e Kosovës njofton se gjatë muajit gusht ka realizuar një sërë kontrollesh me ç’rast i ka ndaluar për t’i asgjësuar më pastaj, mijëra produkte false të ardhura kryesisht nga Kina.
Produktet ishin të falsifikuara nga marka të njohura si Louis Vuitton, Gucci, Chanel dhe të tjera, për t’u shitur më pastaj si origjinale në tregun e Kosovës.
“Areon – Gjatë kontrollit të detajuar u ndalua një sasi prej 9000 copë aromash për vetura të markës Areon, të importuara nga Kina dhe të dyshuara si kopje joautentike. Louis Vuitton, Gucci, Chanel", thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se zyrtarët doganorë zbuluan një ngarkesë me 944 copë bizhuteri të këtyre markave, të importuara nga Kina, të falsifikuara dhe të paautorizuara për treg.
Gjithashtu njoftohet se në dy raste të ndara, zyrtarët doganor ndaluan 623 copë farmerka të markës Cos, nga Turqia, të cilat, pas verifikimeve, rezultuan të dyshuara si mallra pirate.
Ndaj subjekteve importuese janë inicuar procedurat ndëshkimore kundërvajtëse.
-
Dogana sekuestron atlete false në vlerë rreth 200 mijë euro
-
Dogana asgjëson sasi të detergjentit që ilegalisht mbante emrin e markës “Ariel”
-
Dogana ndalon mbi dy mijë palë syze dielli me marka të njohura, dyshime për falsifikim
-
Dogana asgjëson mbi 300 pako shampo të falsifikuara
-
“Nike”, “Adidas” e “Ariel” ndër mallrat më të falsifikuara në tregun e Kosovës