Dogana e Kosovës ka asgjësuar 4.000 copë të preparateve për pastrim të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara dhe që në mënyrë të paautorizuar kanë mbajtur markën tregtare “Ariel”.
Bëhet e ditur se mallrat në fjalë janë sekuestruar nga zyrtarët doganorë pas identifikimit të dyshimeve për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.
“Pas verifikimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe bartësit e të drejtave, si dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, gjykata kompetente ka nxjerrë vendim për asgjësimin e tyre. Produktet e falsifikuara, veçanërisht ato të kategorisë së preparateve për pastrim, përbëjnë rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve dhe sigurinë publike, pasi nuk i nënshtrohen kontrolleve të nevojshme të cilësisë dhe standardeve të sigurisë”, ka njoftuar Dogana përmes një komunikate për media.
Theksohet se asgjësimi i këtyre mallrave është kryer në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe nën mbikëqyrje doganore, me qëllim parandalimin e shpërndarjes dhe përdorimit të tyre në treg.
Në një njoftim të vitit të kaluar, Dogana pati bërë të ditur se shumë shpesh gjen falsifikime të detergjentit “Ariel” që tentojnë të futen në tregun e Kosovës.
-
Dogana sekuestron atlete false në vlerë rreth 200 mijë euro
-
Lodrat e dëmshme për shëndetin që u ndaluan nga Dogana në vitin 2025
-
Dogana asgjëson mbi 300 pako shampo të falsifikuara
-
“Nike”, “Adidas” e “Ariel” ndër mallrat më të falsifikuara në tregun e Kosovës
-
Parandalohet kontrabandimi i mbi 16 mijë aksesorëve për telefona, shkelin të drejtat e pronësisë së Apple