Dogana e Kosovës, përmes zyrës doganore në Prishtinë, gjatë kontrollit të një ngarkese importi ka zbuluar dhe ndaluar një tentativë për të futur në vend një sasi të madhe, prej 16,350 copë aksesorë për celularë, që dyshohet që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të markës tregtare Apple.
Në një njoftim të Doganës së Kosovës thuhet se ky rezultat është arritur “falë analizës së riskut dhe vigjilencës së zyrtarëve doganorë, të cilët kanë parandaluar që këto produkte të dyshuara si pirate të hyjnë në treg dhe të dëmtojnë konsumatorët”.
Tutje thuhet se Dogana e Kosovës mbetet e vendosur të luftojë dhe të parandalojë dukuritë negative, të mbrojë shoqërinë dhe të sigurojë një treg të drejtë për bizneset e ndershme.
-
Dogana i ndalon rreth 24 mijë artikuj në tri lokale në Prishtinë
-
Dogana ndalon 7500 produkte të falsifikuara, mbanin logon e “Appleit”
-
Sekuestrohen telefona të kontabanduar në një biznes në Prishtinë, vlera e tyre mbi 64 mijë €
-
Aksion kundër kontrabandës në Pejë, sekuestrohen mallra me vlerë 30 mijë euro
-
Dogana sekuestron atlete false në vlerë rreth 200 mijë euro