Arbëri

Dogana ndalon 7500 produkte të falsifikuara, mbanin logon e “Appleit”

Dogana - produkte Apple False

Dogana e Kosovës ka ndaluar 7500 produkte të falsifikuara të cilat mbanin logon e brendit prestigjioz “Apple”. Bëhet fjalë për mbushës të telefonit dhe kufje.

Sipas njoftimit nga Dogana, mallrat ishin importuar nëpërmjet Portit të Durrësit. Fillimisht zyrtarët kanë dyshuar për shkelje të të drejtës së pronësisë intelektuale.

E në video shihet se këto produkte mbanin logon “Apple”.

Bëhet fjalë për 1250 mbushës telefoni, 5750 koka të mbushësve të telefonit dhe 500 kufje e dëgjues me bluetooth.

“Mallrat kanë përmbajtur dy paketime ku në paketimin e jashtëm brendi i produktit  nuk ishin të cekura, derisa pas hapjes vërehet se paketimi përmbante brende të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

Dogana ka thënë se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në përputhje me kompetencat e saj.

VIDEO: