Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar të një ministrie, pasi ai ka kërkuar dhe pranua shumë të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria ku punonte.
I dyshuari është kapur në flagrancë gjatë një operacioni. I është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
“Sot me datë 11.01.2022, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit - Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është realizuar një operacion me ç ‘rast është arrestuar ne flagrancë një person mashkull kosovar, i cili dyshohet se me pozitën që kishte në kuadër të një Ministrie të RKS-së, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Arrestohet një zyrtar publik për ryshfet
-
Arrestohet polici që u kap në flagrancë duke marrë ryshfet
-
Policia interviston edhe dy të dyshuar në rastin “Subvencionet”
-
Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi kundërligjshëm subvencione prej dhjetëra e mijëra eurosh
-
Arrestohet zyrtari komunal në Fushë-Kosovë për ryshfet lidhur me subvencionet