Një zyrtar publik i gjendjes civile është arrestuar për marrje të ryshfetit.
Siç bëhet e ditur nga Policia, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë gjatë veprimeve hetimore ka siguruar dëshmi relevante që çojnë në dyshimin se i njëjti ka kërkuar dhe pranuar para në këmbim të një shërbimi zyrtar.
“Policia ka ndërhyrë në momentin e pranimit të shumës së dyshuar si ryshfet dhe ka arrestuar personin në flagrancë”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale relevante për rastin.
I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Rasti është cilësuar si “Marrje e ryshfetit”. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.
-
Arrestohet një inspektor i punës, zihet në flagrancë duke marrë ryshfet
-
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
-
Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës, njëri u kap duke marrë ryshfet
-
Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës, njëri u kap në flagrancë me ryshfet
-
Arrestohet për ryshfet një zyrtar i administratës lokale në Gjakovë